Durrës, plagoset me thikë një shtetas malazez
Një shtetas malazez është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në qytetin e Durrësit.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.00 në zonën e plazhit nga persona të paidentifikuar, ndërsa i plagosuri është Millan Kllikoç, rreth 40 vjeç nga Mali i Zi.
Menjëherë i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit ku po merr edhe ndihmën mjekësore.
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti banal por policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.