E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e shqiptarit në Itali, arrestohen dy persona

Policia italiane ka arrestuar dy persona të cilët dyshohen se janë autorë të vrasjes së shqiptarit Sadik Hajderasi, të ndodhur në Piaçenza mbrëmjen e së dielës.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane të cilat kanë theksuar se 2 të dyshuarit të cilët janë me origjinë shqiptare janë ndaluar në aeroportin e Malspensas në Milano.

Sipas mediave, 2 të arrestuarit, identiteti i të cilëve nuk është bërë i ditur, ishin duke u nisur për të udhëtuar jashtë Italisë.

Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e së djelës kur 39-vjeçari Sadik Hajderasi, është qëlluar për vdekje me pistoletë në një lokal në rrugën Kolombo në Piaçenza.

Gjithashtu nga të shtënat ka mbetur i plagosur edhe një shqiptar tjetër I cili ishte ulur pranë viktimës. Sipas mediave italiane i plagosuri është 35-vjeçari Artur Kala I cili ka marrë një plumb në krahun e djathtë dhe po mjekohet në spital.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›