Durrës, plagoset me thikë simpatizanti i PS, kapet autori
DURRËS- Plagoset me thikë një anëtar i shtabit elektoral të Partisë Socialiste në Durrës. Ngjarja mësohet se ka ndodhur mesnatën e djeshme në lagjen nr 1 në qytetin bregdetar.
Burime të policisë konfirmojnë se 34- vjecari Ervin Muça, një anëtar i shtabit elektoral të lagjes nr 1, njëkohësisht banor i kësaj lagjeje është goditur me thikë nga një person i paidentifikuar.
Mësohet se Muca ka qënë brenda zyrës elektorale në këtë lagje, ndërsa është thirrur nga disa persona, njëri prej të cilëve edhe e ka goditur.
Mësohet se Muca ndodhet në spitalin e Durrësit, jashtë rrezikut për jetën. Burime të policisë njoftojnë arrestimin e autorit të ngjarjes.
Mësohet se autori i plagosjes është Ergert Ferhati 23-vjec. Ndërkohë pas kapjes së autorit i menjëhershëm ka qënë reagimi i policisë mbi shkaqet e ngjarjes e cila ka bërë me dije se ka pasur konfrontime mes palëve por jo për shkaqe politike.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)