Elbasan, digjen flamujt elektoral të PD
ELBASAN- Digjen flamujt e Partisë Demokratike në qytetin e Elbasanit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe është denoncuar nga selia blu në këtë qytet.
Sipas saj, persona të paidentifikuar kanë djegur flamujt e Partisë Demokratike në disa rrugica të lagjes Partizani në Elbasan.
Selia Blu, përmes zyrës së shtypit e ka konsideruar incidentin si provokimin e radhës që i bëhet kësaj force politike. Mësohet se pas denoncimit të kryer në polici, ende nuk është kryer identifikimi i autorëve të ngjarjes, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)