E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, plagoset nxënësi 9-vjeçar, u përplas nga furgoni i shkollës

DURRES – Një nxënës 9-vjeçar është plagosur mesditën e sotme në afërsi të Shkollës Italiane në Durrës. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se fëmija është përplasur nga furgoni i shkollës, i cili po ecte mbrapsht duke mos e vënë re 9-vjeçarin.

Mësohet se fëmija ka marrë dëmtime të lehta dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Ai u dërgua menjëherë në spital, ku po merr mjekimin e nevojshëm. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Një ditë më parë në Bërdicë të Shkodrës një fëmijë 7-vjeçar humbi jetën pasi u përplas nga një kamion, teksa kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Përplasja ka qenë fatale për 7-vjeçarin, i cili shkonte në ditën e tretë të shkollës, ndërkohë policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, 50-vjeçarin Ramiz Qoksi.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›