Media, Bushati: Institucioni më i besuar në luftën kundër korrupsionit, RTSH të reformohet
TIRANE- Mbi 180 gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, qeverisë dhe akademikë të rajonit, si dhe ekspertë ndërkombëtarë, marrin pjesë në Konferencën e Tretë të Medias në Evropën Juglindore.
Në fokus të Konferencës së OSBE-së, që nisi sot punimet në Tiranë, do të jenë diskutimet për transmetuesit publikë, autoritetet rregulluese dhe kalimi në transmetimet numerike në Evropën Juglindore.
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e cilësoi median si një nga shtyllat kryesore të sistemit demokratik. "Media shqiptarë ka qenë dhe mbetet në pararojë të zhvillimeve moderne, me dinamikën e saj dhe me kontributin në shumë aspekte të jetës në vend. Media është institucioni më i besuar në luftën kundër korrupsionit ndaj dhe lipset një punë edhe më madhe nga të gjithë aktorët e jetës publike në vend që medias t'i sigurohen kushtet për një punë sa më efikase në shërbim të qytetarëve dhe demokratizmit të mëtejshëm të jetës në vend", deklaroi ai.
Kryediplomati Bushati tha se problemet që do të diskutohen gjatë punimeve të kësaj Konference, kanë të bëjnë me përmbushjen e standardeve të BE-së, ku ne aspirojmë të anëtarësohemi dhe detyrimet që rrjedhin nga anëtarësimi jonë në OSBE.
Për këtë qëllim, Ministri uroi që kjo konferencë të hartojë propozime dhe rekomandime konkrete që do të ndihmojnë vendet tonë në përmbushjen e angazhimeve të OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe medias.
Ministri Bushati tha se politikw bërësit e kanë për detyrë të respektojnë lirinë e medias, por edhe të garantojnë atë duke krijuar ambientin e përshtatshëm.
"Në këtë aspekt, gjatë dy viteve të fundit, Shqipëria ka miratuar reforma të rëndësishme si ligjet e reja për shpifjet që përjashtojnë dënimet me burgim për gazetarët dhe nuk u njohin zyrtarëve publikë mbrojtjen e posaçme si më parë. Në pranverë të këtij viti, Kuvendi miratoi ligjin audovizual, fryt i një punë të përbashkët mes maxhorancës dhe opozitës dhe i ekspertizës së partnerëve tanë ndërkombëtarë. Ne sot po ndeshemi me sfidën e zbatimit të këtij ligji, që përbën një tjetër përpjekje titanike", u shpreh Ministri Bushati.
Bushati garantoi se qeveria e re do të krijojë kushtet e favorshme për një bashkëpunim me aktorë të shoqërisë civile për miratimin e një ligji që mundëson transparencën dhe aksesin e informacionit në përputhje me zhvillimet e përditshme.
Kryediplomati veçoi në fjalimin e tij rëndësinë që ka reformimi i medias publike, RTSH, "duke e kthyer atë në një përfaqësues të denjë të taksapaguesve shqiptarë dhe një zëdhënës të interesit qytetar, e në të njëjtën kohë, në një platformë komunikimi lidhës me shqiptarët kudo ku ata jetojnë, duke ruajtur e konsoliduar traditën dhe vlerat tona kombëtare".
Bushati nënvizoi gjithashtu se "na duhet të çlirojmë Autoritetin e Medias Audiovizive (AMA), nga kontrolli politik në favor të performancës profesionale, me qëllim që t'u ofrojmë të gjithë transmetuesve vendor dhe kombëtar, trajtim të njëjtë para ligjit".
Ministri kërkoi gjithashtu përshpejtim të procesit të dixhitalizimit mbi bazën e përvojave dhe mësimeve të nxjerra nga fqinjët tanë.
Duke u ndalur te shpërndarja e reklamave qeveritare, Bushati deklaroi se "ne sot jemi të angazhuar për ta zgjidhur këtë problem, duke i dhënë fund praktikave klienteliste e duke instaluar praktika të bazuar në kritere të qarta dhe procedura transparente në përputhje me standardet evropiane".
"Kod etik i ministrave, i miratuar në mbledhjen e parë të Këshillit të Ministrave, ndalon çdo ministër të përdorë fonde publike për reklama të karakterit politik", përfundoi Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.
MIJTATOVIÆ: LIRIA E MEDIAS, SFIDË PËR LIDERSHIPIN POLITIK
Përfaqësuesja e OSBE për Lirinë e Medias, Dunja Mijtatoviæ, e cilësoi lirinë e medias në vendin tonë si një sfidë për lidershipin politik, që kërkon pjekuri dhe kurajo politike. “Unë jam shumë e inkurajuar nga deklaratat dhe planet e qeverisë së sapo zgjedhur shqiptare dhe mezi pres të punoj me të gjithë ju për të përmirësuar situatën në këtë vend", tha ajo gjatë punimeve të konferencës së tretë të Medias në Evropën Juglindore, që nisi të enjten në Tiranë.
Mijtatoviæ në fjalën e saj e konsideroi si hap pozitiv, pasjen e një lidershipi politik të gatshëm për të mbështetur lirinë e medias në vend. "Të gjithë elementët e shoqërisë, duke përfshirë dhe specialistët e medias, duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre për të çuar përpara demokracinë. U kam thënë shumë herë politikbërësve, se që të ecin përpara nuk mjafton të thuash 'hiqni duart nga mediat', pa u angazhuar dhe bashkëpunuar. Duhet shumë më tepër për të parë dritë në fund të tunelit”, tha ajo.
Sipas saj, situata e lirisë së medias është përkeqësuar në të gjithë rajonin e OSBE-së dhe nuk ka dyshim për këtë. "Ka shumë probleme me të cilat hasen sot mediat dhe gazetarët. Legjislacioni është diçka që ne të gjithëve na pëlqen ta diskutojmë, por duhet parë dhe cilësia e legjislacionit dhe si zbatohet ai”, tha Mijatoviæ.
Ajo sqaroi më tej se "përmirësimi i lirisë së medias nuk është vetëm çështje legjislacioni, por dhe transparenca, gjithëpërfshirja në hartimin dhe miratimin e ligjeve duhet të orientohen nga një element thelbësor, që kur bëhet fjalë për mediat, është liria".
Përfaqësuesja e OSBE për lirinë e medias, veçoi një aspekt të rëndësishëm në fjalën e saj. Ajo tha se “kur flitet për gazetarët, liria e medias dhe liria individuale janë të drejta të ndryshme. Kjo ka nevojë për një mbledhje të përbashkët të shoqërisë civile, politikanëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë".
Konferenca e tretë e Medias në Evropën Juglindore, nisi të enjten në Tiranë. Ajo do të vazhdojë punimet e saj për dy ditë dhe do të fokusohet në gjendjen e transmetuesve publikë, autoriteteve rregulluese dhe në kalimin në transmetimet numerike në Evropën Juglindore.
Në të morën pjesë mbi 180 gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, qeverisë dhe akademikë të rajonit, si dhe ekspertë ndërkombëtarë, për të diskutuar mbi mënyrat që përparojnë lirinë e medias në vend dhe më gjerë.
(ata/BalkanWeb)