Tiranë, 25-vjeçarja vetëplagoset me armën e bashkëshortit
TIRANE – Një 25-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri mesditën e sotme në kryeqytet. Burime nga policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në qendër të Kombinatit, ku 25-vjeçarja Rexhina Beja është vetëplagosur me armën e bashkëshortit të saj, i cili është punonjës i Gardës së Republikës.
Momentalisht mbeten ende të paqarta shkaqet e ngjarjes, ndërsa e plagosura është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak në gjendje të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet që e kanë çuar të renë të kryejë këtë veprim.
(er.nu/BalkanWeb)