MPJ dënon ashpër sulmin kundër EULEX-it në veri të Kosovës
TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme dënon ashpër sulmin e armatosur kundër pjesëtarëve të EULEX-it, në komunën e Zveçanit në veri të Kosovës, ku humbi jetën një prej doganierëve të EULEX-it.
Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, MPJ nënvizon se “ky sulm kundër trupave të EULEX-it cënon rendin dhe ligjin në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.”
“Duke mbështetur plotësisht veprimtarinë e EULEX-it, për vendosjen e rendit dhe ligjit dhe kthimin në normalitet edhe të kësaj pjese të territorit të Kosovës, në bashkëpunim të plotë me autoritetet e Kosovës dhe KFOR-it, shprehim bindjen se autorët e këtij sulmi do të marrin dënimin e merituar nga drejtësia.”-vijon deklarata e MPJ-së.
MPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, qeverisë lituaneze dhe EULEX-it.
(er.nu/BalkanWeb)