E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, plani urban i qytetit diskutohet me komunitetin

Në Durrës është diskutuar me publikun përgatitja e planit strategjik urban për zhvillimin e qytetit. Përfaqësuesit e konsorciumit që ka marrë detyrën nga Ministria e Transporteve dhe financimin nga BB kanë bërë takimin e parë me komunitetin. 

DURRËS- Në qytetin e Durrësit është diskutuar me publikun përgatitja e planit strategjik urban për zhvillimin e qytetit. Përfaqësuesit e konsorciumit “Hydea & Atelier 4” që ka marrë detyrën nga Ministria e Transporteve dhe po financohet nga Banka Botërore kanë bërë takimin e parë me komunitetin dhe grupet e interesit përsa i përket përgatitjes së këtij plani. I gjithë debati është përqendruar në pikat e forta të qytetit, dobësitë, mundësitë dhe rreziqet që po i kanosen me një pikëpamje të lidhur ngushtë me një zhvillim të qëndrueshëm. Kryebashkiaku Vangjush Dako, tha se ky nuk do të jetë i vetmi takim.

“Është një plan strategjik për zhvillimin e qytetit, është një plan për të ardhmen e tij me një kuadër 25 vjeçare dhe për të qenë sa më transparent ne kemi nisur sot takim e parë për të diskutuar dhe sqaruar pikat e nxehta të qytetit, drejtimin që ai duhet të marri si edhe nevojat që kanë qytetarët”- tha kryebashkiaku i Durrësit Dako.

Ndër të tjera ai shtoi se “ky nuk është takimi i fundit ne do të vazhdojmë deri në përfundimin e tij, koha e cila është në fund të dhjetorit për të përfunduar dhe për ta implementuar atë në vitin 2010”.

Gjatë takimeve të ekpsertëve në degët urbanistikë, mjedis, ekonomi urbane, transport dhe infrakstrukturë kanë paraqitur sipas zyrës së projektimit pikat e forta dhe të dobëta të qytetit. Ndërkohë që edhe grupet e interesit kanë diskutuar për elementë të ndryshëm të qytetit. Plani strategjik urban për qytetin e Durrësit është projektuar për 20 vitet e ardhshme. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›