E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Anëtari më i ri i NATO-s, s’bën dot zgjedhje të lira

Nënsekretari për Çështjet Ligjore në PSSH, Damian Gjiknuri bëri të ditur sot se Shqipëria edhe pse vend i NATO-s nuk do të arrijë të realizojë dot zgjedhje të lira. Ai kujtoi propozimin qe PS i ka bere qeverise per kartat e identitetit 

TIRANE-Partia Socialiste ka kritikuar sot sërish qeverinë për mosmarrjen parasysh të propozimit për dokumentat e reja të identifikimit. Nënsekretari për Çështjet Ligjore në PSSH, Damian Gjiknuri bëri të ditur sot në një konferencë për shtyp nga selia e PS se Shqipëria edhe pse vend i NATO-s nuk do të arrijë të realizojë dot zgjedhje të lira.
” Kokfortësia e qeverisë ndaj çdo propozimi të arsyeshëm për qasjen ndaj problemit e bën atë plotësisht fajtore për delegjitimin e zgjedhjeve në vendim më të ri anëtar të NATO-s”, tha Gjiknuri.

”Jemi sot këtu për të dhënë edhe njëherë alarmin se zgjedhjet e lira janë në rrezik, për shkak të indiferencës së qeverisë ndaj problemit real të paisjes së shtetasve me letërnjotimet e reja. Kanë mbetur më pak se tre muaj nga zgjedhjet, dhe akoma një e pesta e votuesve shqipëtar nuk mund të ushtrojnë të drejtën e votës”, shprehet në emër të PS, Gjiknuri.

Sipas PS, NATO, si një organizatë e sigurisë kolektive që ngrihet në themele të shëndosha demokratike, nuk mund pranojë si të barabartë një qeveri e cila sic theksoi Gjiknuri, “dështon në angazhimin më themelor të saj, përgatitjen e zgjedhjeve të lira”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›