E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestimet për vrasjen e 5-fishtë, shqiptarët protestojnë në Shkup

SHKUP- Mijëra shqiptarë kanë nisur protestën kundër arrestimeve të shqiptarëve në operacionin "Monstër" lidhur me vrasjen e pesëfishtë në Smilkovc.
Protesta udhëhiqet nga të rinjë pa pankarta dhe materiale të tjera protestuese. Sic raporton Ina, të rinjtë lëshojnë thirrje si "drejtësi dhe liri", "ndal terrorit shtetëror", "ndal diskriminimit dhe aksioneve antishqiptare", etj. 

Ndërkohë, pranë gjykatave në Shkup, ishin të pranishme qindra forca speciale të policië.

Pas disa orësh protestuesit janë shpërndarë në drejtime të ndryshme, pas qëndrimit dhe brohoritjeve disa minutëshe pranë komunës së Çairit.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›