Durres policia ne gatishmeri per zgjedhjet
Policia e Durrësit është gatshme të garantojë zgjedhje të qeta dhe pas incidente. Drejtoria e Policisë së qarkut Durrës në një prononcim për mediat ka bërë publike planin e masave, me detyra konkrete, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në territorin e këtij qarku.
Drejtori i Policisë së qarkut Durrës Aleks Hajdari deklaron se përveç angazhimit dhe masave të marra për sigurimin e rendit dhe qetësisë publike, për periudhën zgjedhore, ka marrë gjithashtu masa, për evidentimin, zbulimin e çdo lloj vepre penale dhe goditjen e personave apo grupeve me tendenca kriminale.
Në total për mbulimin me shërbim policor të 358 qendrave të votimit, 4 K.Z.A.Z-ve dhe 4 V.N.V-ve, janë planifikuar 366 efektivë policie dhe 45 automjete.