Shperthimi ne bulevard intensifikohen hetimet
Ekspertët xhenierë gjejnë pjesë të një fitili zjarrpërcjellës dhe të një shashke, duke hedhur dritë në hetimet për shpërthimin e ndodhur rreth orës 21 e 20 minuta të mbrëmjes së të hënës në lulishten e tre vëllezërve Frashëri që gjendet në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë.
Vakumi nga gazrat në kontenierin e grumbullimit të plehrave ku ndodhej shashka kanë shërbyer se katalizator për rritjen e fuqisë së shpërthimit.
Në fakt, shashkat kanë karakteristika zhurmuese dhe jo dëmtuese apo shkatërruese, por vakumi ka bërë që të rritej fuqia e saj, duke shkaktuar edhe një të lënduar, Armando Dyrmishin, që sipas policisë është gjendur pranë kontenierit në momentin e shpërthimit.
Policia ka intensifikuar hetimet për të zbuluar se cili ka qenë I interesuar për të shkaktuar këtë zhurmë shashke, në lulishten ku është ndërtuar tenda elektorale e Partisë Socialiste.
Disa bombola të vogla petrogazi të gjetura nga mbeturinat e hedhura nga personat që janë angazhuar në tendën elektorale edhe edhe të subjekteve dhe biznese që gjenden aty pranë, bëri që policia të përfshinte në hetimet e para edhe atë të shpërthimit nga bombolat e gazit, pistë e cila ka rënë pas përfundimit të hetimeve paraprake.
Burimet policore thanë për abc news se janë marrë dëshmi nga persona që janë gjendur pranë vendit të ngjarjes, para apo në momentin e shpërthimit dhe aktualisht grupi I hetimit është në fazën e analizës dhe ballafaqimit të deklarimeve.