Berisha-Dule: Presidenti edhe nga diplomacia dhe drejtësia

Berisha tha se kandidati për President nuk do të jetë vetëm nga politika, por edhe nga diplomacia dhe drejtësia.
“Ftoj edhe një herë opozitën që të angazhohet në këtë proces në të cilën ne jemi të vendosur, pavarësisht se marrëveshja e 2 shtatorit të vitit 2009 përcakton angazhimin e Partisë Demokratike dhe LSI-së për të zgjedhur me mirëkuptim Presidentin e Republikës, ne jemi të vendosur që këtë mirëkuptim të shtrijmë në të gjithë spektrin politik parlamentar dhe të votojmë gjerësisht një kandidaturë. Gjykoj se është edhe në interesin e saj në investim në mbështetje të një personaliteti që do të miratohet bashkërisht që në 5 vitet që vijnë do t’i qëndrojë besnik kushtetues edhe për shkak të votëbesimit të tërë spektrit politik”, tha ai.
I pyetur për një takim të mundshëm me kreun e PS-së, Edi Rama, Berisha tha se marrëveshjet e mëdha janë arritur pa u takuar. Gjithashtu, Berisha tha se tryeza e partive politike parlamentare e kërkuar nga opozita është në një moment të pa fisshëm. Në orën 13:00, Berisha paralajmëroi një takim me të gjithë aleatët e koalicionit qeveritar.
Dule: Mbështetja për Nanon po rritet
Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule, përfundoi pak minuta më parë një takim me kryeministrin Sali Berisha në vijim të diskutimeve që mazhoranca po zhvillon këto ditë. Sipas Dule, palët duhet të gjejnë konsensus, ndërsa në seancën e nesërme-vijoi ai-nuk duhet të shkohet pa kandidatura.
“Dëgjuam opinionin e tyre dhe u informuam për ecurinë e negociatave. Ne shprehëm vlerësimet tona. Për ne është e rëndësishme që Presidenti i ardhshëm duhet të vijë nga radhët e politikës. Ardhja e tij jashtë radhëve zhvleftëson rolin e tij. ekzistojnë të gjitha kushtet për të gjetur një president konsensual dhe të miratohet brenda 3 raundeve të para. Momentet po kalojnë dhe nuk është serioze që të shkohet në seancën e nesërme pa kandidatura”, theksoi Dule.
I pyetur për kandidaturën e Fatos Nanos, ai përveç se ofroi mbështetjen e tij, theksoi se përditë e më shumë po rritet mbështetja për të. “Emra konsensual ka në radhët e politikanëve të të gjitha forcave politike aktiv apo të tërhequr. Lidhur me kandidaturën e z. Nano se përditë po bëhet më i pranueshëm midis palëve”, shtoi. /Start/
2012-05-29 10:11