Tafaj raporton ne komisionin e Arsimit debate per cilesine Luljeta Ndoka
Nga 40 institucione te arsimit te larte privat, vetem 3 te tilla gezojne statusin e te qenit universitet. Keshtu eshte shprehur ministri i Arsimit dhe i Shkences gjate komisionit te edukimit i thirrur per te raportuar ne lidhje me skandalin "Kristal". Ne fjalen e tij, ministri i Arsimit ka folur mbi liberalizimin e arsimit te larte, duke u shprehur se nga 4 mije studente qe kishim ne vitin 1997, tashme kemi mbi 53 mije te tille. "Arsimi i larte privat eshte pjese plotesuese e arsimit te larte. Ky sektor u ka dhene mundesi mjaft te rinjve per te studiuar, ka infrastrukture. Ne arsimin e larte privat jane te punesuar 4 mije pedagoge, nga te cilet 1600 jane me kohe te plote", - tha Tafaj. Ai u shpreh se kriteret e pranimit jane te njejta me ato qe ndiqen ne universitetet publike, pra, sipas procesit te Matures Shteterore, ku perfshihet dhenia e 4 provimeve. "Kete vit do te pranohen vetem ata qe kane diplomen e matures", - vijoi kreu i MASH. Sa i perket mbikeqyrjes se institucioneve te arsimit te larte privat, Tafaj u shpreh se ajo eshte perqendruar ne ligjshmerine e universiteteve private, ndersa eshte verejtur progres ne standardet shteterore te cilesise. "Gjate vitit te kaluar edhe kete vit jane kontrolluar te gjitha universitetet private. Per te gjitha gjetjet grupet e kontrollit u kerkojne universiteteve rregullimin e tyre", tha ministri i Arsimit. Ai shtoi se jo vetem qe arsimi privat po futet ne fazen e konsolidimit, por ato qe ofrojne cilesi, do te futen ne garen me universitetet publike. Pyetjes se anetarit te komisionit te edukimit, nese rasti "Kristal" eshte i shkeputur apo eshte nje fenomen i pergjithshem ne keto universitete, Tafaj iu pergjigj duke u shprehur se sistemi arsimor nuk eshte i imunizuar. "Ne po hetojme permes grupeve te kontrollit te gjithe sistemin. Ky fenomen prek shume vende, ajo qe ne kemi ne dore eshte dixhitalizimi i tij. Eshte nje dukuri qe na ka prekur, por masat qe do te marrim synojne qe te fuqizojne mbikeqyrjen, sidomos ne momentin e vleresimit te jashtem", - tha Tafaj. Ai u shpreh se akreditimi i universiteteve nga nje agjenci e huaj, mendimi i eksperteve te huaj eshte ajo qe do te synohet, por duhet te fuqizohet agjencia e akreditimit, si nje institucion publik i pavarur dhe qe bashkepunon me agjencite e huaja. "Pra, politika jone eshte fuqizimi i agjencise. Ne e kemi gati paketen e ndryshimeve ligjore. Nuk dihet nese kjo do te jete me vete apo bashke me ndryshime te tjera. Implikimi i pedagogeve ne rastin e kristalit po hetohet", - vijoi ministri. Ai eshte shprehur se pas 1 viti, Kristali do t'i nenshtrohet nje vleresimi te jashtem. Ne vitin 2010 jane leshuar vetem 4 licenca. Ne nuk i kemi ndalur ato, por kemi pare sa perputhet kerkesa me tregut", - tha Tafaj.
Myqerem Tafaj, per universitetet private:
Jane 3 universitete me status qe kane te drejte per ciklin e trete te studimeve. Eshte "Universiteti Evropian i Tiranes", "Zoja e Keshillit te Mire" dhe "Albanian University" (UFO). Statusi i jepet nje institucioni qe jep studimet e treta.
Po punohet edhe per nxjerrjen e raportove online nga Agjencia e Akreditimit.
Data-bazen e stafit, ne ua kemi kerkuar universiteteve, ky ishte problemi edhe ne akreditim. Ne do t'i kontrollojme deri ne auditor. Sot ne kemi mbi 10 mije pedagoge ne arsimin e larte me kohe te plote dhe te pjesshme.
Ka ardhur koha qe universitetet private te kene stafin e tyre akademik te perhershem dhe te kualifikuar. Kemi mbeshtetur dhe do ti mbeshtesim shkollat e larta private per kerkimin shkencor.
Cdo shkolle e larte private eshte e detyruar qe jo vetem amzen por edhe regjistrat t'i kete ne ruajtje te perhershme. sistemi qe ne kemi ngritur realizon nje gjurmim te cdo studenti dhe cdo diplome, jo vetem nga viti 2000, por nga viti '91.
Jo te gjitha universitetet private jane njelloj. Askush nuk eshte kunder tij. Ne arsimin privat ka shkolla qe jane shume te mira, ndaj nuk duhet vene shenja e barazimit.
Ka pasur licencimi klienteliste, akreditimi mbetet nje problem, por zgjidhja nuk jane ndryshimet ne ligj
Kristali eshte vleresuar dhe mbikeqyrur. Duhet te ndajme mangesite ne plotesimin e standardeve, me abuzimet. Nuk ka pasur ndonje vleresim maksimal, por eshte vleresuar perpjekja e tij per infrastrukturen, perpjekja e tij per stafin, standardet, por kjo nuk ka te beje me mangesite.
Per reklamen sapo te hyje ne fuqi vendimi i qeverise do te zbatohen masat.