Pranimet e reja, 26 mije kuota ne universitetet publike Luljeta Ndoka
Rreth 2229 kuota me shume jane propozuar nga universitetet publike ne krahasim me vitin e kaluar. Nje gje e tille eshte reflektuar ne tabelen e propozimeve per vitin akademik 2012-2013. Po te besh nje krahasim me propozimet e vitit te kaluar, verehet se rritja eshte e shperndare ne menyre te zhdrejte. "Propozimet i kemi bere sipas nevojave, duke bere nje perllogaritje edhe ne baze te nevojave ne tregun e punes", - kane theksuar rektoret, pasi kane bere propozimet ne Ministrine e Arsimit dhe te Shkences. Keshtu, sivjet jane plot 26072 kuota te propozuara ne te gjitha universitetet publike te vendit, si dhe ne filialet e fakulteteve ne disa rrethe si Kukes, Sarande, Peshkopi, Lushnje etj. Nderkaq, gjate vitit te kaluar jane propozuar plot 23 843 kuota, nga te cilat, 700 kuota per studentet qe vijne nga trojet shqiptare jashte kufijve. Ndryshe nga vitet e kaluara, sivjet vihet re qe eshte hequr tendenca per kuota fikse, sic ishin per shembull ne deget e Fakultetit te Historise dhe Filologjise nga 10 kuota per cdo dege. Sivjet, per shembull, ne degen e Gazetarise jane 85 kuota nga 100 qe ishin vitin e kaluar, ndersa ne Gjeografi, 80 kuota nga 100 qe jane propozuar ne vitin e kaluar. Edhe sivjet, jane parashikuar politika lehtesuese per studentet qe vijne nga shtresa ne nevoje. Keshtu, kuotat e pranimit per te verbrit ndahen per kandidatet me statusin e te verbrit, nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, pasi merret mendimi i Shoqates Kombetare te te Verberve. Kuotat e pranimit per romet ndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkences, pasi merret mendimi i Shoqates Kombetare te Romeve. Kuotat e pranimeve per shtetasit e huaj, qe do te studiojne ne institucionet publike te arsimit te larte te Republikes se Shqiperise, administrohen nga Ministria e Arsimit dhe e Shkences. Kandidatet qe fitojne te drejten per te ndjekur nje program studimi te ciklit te pare, ne institucionet publike te arsimit te larte ne vitin e ri akademik, dhe qe vijne nga keto shtresa sociale si: te verber/te shurdher, invalide, invalide paraplegjike dhe tetraplegjike, jetimet, femijet rome, ballkano-egjiptiane, femijet nga prinder te denuar politike me heqje lirie, femije te policeve e te ushtarakeve te Forcave te Armatosura te rene ose te plagosur per shkak te detyres, pritet qe te perjashtohen nga tarifa vjetore e shkollimit.