E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sekuestrohet 5 kg heroine ne Muriqan

Policia e Shkodrës ka sekuestruar mëngjesin e së dielës 5 kilogramë drogë e llojit heroinë dhe ka arrestuar një person që po e transportonte atë. Droga është bllokuar në pikën doganore të kalimit për në Mal të Zi. Shërbimet e policisë kufitare të Muriqanit në bashkëpunim me inspektorë të antidrogës, kanë arrestuar shtetasin Agostin Kolthi nga Lezha 46 vjec, pasi në automjetin me të cilin udhetonte, iu gjeten dhe sekuestruan 5 kg bimë narkotike e llojit heroinë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tipit “volksvagen passat”, me ngjyrë të zezë, me targa zviceriane ZH 198098, pikërisht në pjesën e brëndshme të makinës u gjetën në cilësinë e provës materiale 9 pako të mbushura me lëndë në gjendje pluhuri, e ngjashme me karakteristikat e lëndës narkotike të llojit heroinë, me peshë prej rreth 5 kilogram, të cilat ishin të mbështjella me natriban. Nga hetimet paraprake dyshohet se droga kishte si destinacion final Zvicren. 46 vjecari Agustin Kolthi është shoqëruar në ambjentet e komisariatit të Policisë së Shkodrës ndërsa policia kanë nisur hetimet dhe për persona të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›