E Shtunë, 31 Tetor 2026

Peshkopi prishet ura izolohen banoret

Prej tre ditësh është dëmtuar ura në Komunën Muhurr që lidh Peshkopinë me 6 komuna . Komuna Reç, komuna Zall-Dardhë, komuna Arras, komuna Çidhën , komuna Muhurr, dhe Selishtë . Lomunikimi ndërkohë po realizohet nga komuna Luzni duke udhëtuar 20 km më tepër. Ura është ndërtuar nga italianët në vitet 40 dhe prej më shumë se 20 vjet nuk është rikonstruktuar. 
Kjo urë gjendet në aksin Kombëtar Peshkopi-Kukës , dhe lidh dy brigjet e Drinit të Zi. Disa herë janë bërë projekte për ndërtimin e një ure të re, pasi kjo ekzizstuesja është e dëmtuar  dhe ka kaluar të gjitha afatet e garancisë. Drejtoria Rajonale e Rrugëve të Qarkut Dibër nuk merr përsipër rikonstruksionin e urës pasi sipas saj kjo drejtori është shkrirë dhe tashmë varet nga  D.R.RR. në Shkodër. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›