E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane parandalohet nje vrasje prane doganes

Uniformat blu kanë parandaluar një vrasje në Tiranë, në rrethrrotullimin e Doganës. Sheri mes dy të rinjve do të degjeneronte në shkrepjen e armës nga njëri prej tyre në drejtim të të riut tjetër, por ka qenë ndërhyrja e policisë ajo e cila ka bërë të mundur që ky konflikt të ndalet vetëm në përleshjen mes tyre. Njëri nga të rinjtë, Agim Cuku, është dërguar në spital pasi është goditur nga qyta e psitoletës, duke i shkaktuar fraktura në kokë. Policia ka sekuestruar pistoletën, si dhe ka arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin, Briken Brameta.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›