Meta: Brenda marsit, lista e deputetëve për zgjedhjet

Lëvizja Socialiste për Integrim ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Duke folur për mbledhjen e këshillit drejtues kombëtar, kryetari i LSI-së, Ilir Meta tha se kryesia e partisë do të shdërrohet në shtabin e përgjithshëm elektoral, ndërsa i bëri thirrje kryesive në rrethe të nisin punën për fushatën elektorale. Meta tha se brenda muajit mars, duhet të merret mendimi i anëtarësisë së LSI-së për listën e deputetëve me të cilën do të shkohet në zgjedhje. Gjithashtu Meta tha se brenda këtij muaji LSI do të përcaktojë edhe koaliiconin me të cilin do të fitojë zgjedhjet.