Rome, Topalli fton Napolitanon në Shqipëri
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila ndodhet për vizitë në Itali zhvilloi dje pasdite një takim me presidentin italian Xhorxho Napolitano. Topalli i shprehu Presidentit mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që ka dhënë Italia
ROME- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë qëndrimit të saj në Parma (Itali), pati një takim të veçantë, pa praninë e medias, me Presidentin italian, Xhorxho Napolitano. Në këtë takim kryeparlamentarja Topalli i shprehu Presidentit Napolitano mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme që Shqipëria ka patur në proçeset demokratike dhe integruese, nga Italia fqinjë.
Sipas njoftimit për shtyp nga Kuvendi i Shqipërisë biseda mes dy personaliteteve u përqendrua në zhvillimet ekonomike në Shqipëri, në klimën e biznesit dhe investimet në Shqipëri. Gjatë takimit kryetarja e Kuvendit ftoi Presidentin Napolitano të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri, ftesë e cila mësohet se është pritur me interes.
Gjatë qëndrimit të saj në Itali znj. Topalli mori pjesë, si e ftuar speciale, edhe në Kolegjin Europian të Parmës, në ceremoninë e inagurimit të Vitit të ri akademik. Ky Kolegj është ndër më prestigjiozët në Europë në fushën e përgatitjes së eurokratëve.
(s.g/BalkanWeb)