E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres probleme me ndertimin e rruges ne Porto Romano

Vonesat në shpronësimet e banorëve për tokën dhe shtëpitë që gjenden në aksin e rrugës së re të parkut energjetik në Porto Romano në Durrës kanë bërë që punimet të ndërpriten. Një pjesë e shtëpive që pengojnë ndërtimin e rrugës nuk janë shembur akoma, pasi pronarët e tyre nuk janë likujduar për ndërtesat edhe kanë përfituar më parë edhe lejen e legalizimit.

"Kam rreth 300 metra vend për njërin objekt, po kështu dhe për tjetrin, po këta kanë legalizuar vetëm pjesën ku ishte rruga. Jemi në rregull me dokumentat, kemi plotësuar procedurat, na kanë premtuar dhe të ALUIZNI për të marr certifikatat e tokës, dhe jemi në vazhdim e sipër me shpresë", u shpreh banori Astrit Pisli.

Por janë edhe rreth 60 banesa të tjera të ndërtuara pas majit te vitit 2006, kur eshte kryer fotografimi ajror i zonave informale dhe mbi te cilin bazohet Aluizni per legalizimin e ndertimeve pa leje.

Rruga qe do te perdoret kryesisht per kalimin e mjeteve me tonazh te rende drejt parkut energjitik ne porto romano ka gjatësi 8 km. Ajo është parashikuar të jetë 22 metër e gjerë dhe do të kushtojë 1.2 miliard lekë të reja në total në përfundim të saj.

Aleks Kalemasi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›