Ministri Mediu Programe te posacme per mjedisin

Më pak siguri në ushqimet tona, më shumë përhapje të sëmundjeve, degradim të tokave, apo dhe kërcënim të biodiversitetit. Këto janë disa nga pasojat që pritet të shkatojnë ndryshimet klimaterike, nëse nuk do të ndërhyhet me programe të posacme. Kështu është shprehur ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, i cili e ka ngritur këtë shqetësim përpara përfaqësuesve të Bankës Botërore. Kreu i Mjedisit tha se hartimi i politikave duhet të fillojë që nga sektori i bujqësisë, në bashkëpunim edhe me ata të energjisë, industrisë, pyjeve, transportit.
"Që nga viti 2000 vetëm sektori i bujqësisë përgjigjet për 35 për qind të emëtimit të gazit serrë në vend që është më shumë se dyfishi i mesatares globale, që na bën të mendojmë se si duhet të veprojmë për reduktimin e tyre. Prioritet i punës së qeverisë ka qenë dhe ngelet kalimi i pronësisë së pyjeve pranë pushtetit lokal po ky proces duhet të shoqërohet me mirëadministrimin dhe pa dyshim me menaxhimin e mirë të tyre dhe fuqizimin e pyllëzimit në vend", tha Fatmir Mediu, Ministër i Mjedisit.
Ministria e Mjedisit po punon për krijimin e Fondit Mjedisor, i përcaktuar së fundmi si detyrim ligjor për Mbrojtjen e Mjedisit. Aktualisht qeveria shqiptare i ka kërkuar Bankës Botërore asistencë për të përgatitur projektin e dytë të menaxhimit të burimeve natyrore, duke përfshire rreth 240 komuna dhe 30 mikrobasene ujëmbledhese në luginat e Drinit, Matit e Shkumbinit.
Edlira Sulejmani