E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurori-polici “shkrihen akujt”, takohen krerët e Tiranës

Shumë pak u nënkuptua vizita e ambasadorit amerikan në Shqipëri Aleksandër Arvizu në Prokurori dhe në më pas në polici. Po duket se efekti i këtyre dy vizitave ka sjell shkrirjen e akujve mes këtyre dy institucioneve.

Si për të vërtetuar këtë, të mërkurën është zhvilluar një takim mes krereve të institucioneve të Tiranës, Prokurorisë dhe Policisë. Ka qenë kryeprokurori i kryeqytetit Sokol Malaj dhe drejtori i policisë Saimir Muça të cilët janë takuar ndonëse pa praninë e mediave dhe kryesore në këtë takim ka qenë një gjë e përbashkët, kordinimi i punëve për hetimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes së 21 janarit.

Kjo si për të vërtetuar rregullin se as policia dhe as prokuroria më vete nuk mund të zbatonin dhe hetonin këtë çështje.

Një zyrtar i lartë i policisë u shpreh për “Ora News” se ky nuk do të jetë as takimi i parë dhe as i fundit mes këtyre dy krerëve të institucioneve.

E duket se tashmë bashkëpunimi mes tyre ka nisur të marrë një kah pozitiv. Por mes Malajt dhe Muçës, ka pasur një bisëdë edhe në lidhje me çështje të tjera, siç janë ato të vjedhjeve apo edhe delegimit të disa çështjeve nga Prokuroria në polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›