E Diel, 1 Nëntor 2026

Peshkopi, pranga 29-vjeçarit për armëmbajtje pa leje

Specialistët e Seksionit Kundër Krimeve të Rënda kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Lorenco Bitri, 29 vjeç, banues ne fshatin Fushe-Çidhen, rrethi Dibër.
 

Bitri është kapur dhe me pas është arrestuar për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armeve e municioneve luftarake". Ky shtetas është ndaluar në qytetin e Peshkopisë dhe gjatë kontrollit të ushtruar i është gjetur dhe më pas i është sekuestruar në cilesinë e proves materiale një pistolete tip "TT" dhe një krëhër me fishek.
 

Materialet e përpiluara në ngarkim të tij, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për hetime të metejshme.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›