Oketa 2009 asnje arme per terroristet
Ish- ministri i Mbrojtjes Gazmend Oketa mohon në mënyrë kategorike kontrabandën e armëve me vende si Jemeni, Libia dhe Irani gjatë 2009. Ndryshe nga ç’pretendon opozita në raportin e OKB-së për vitin e fundit të tij në detyrë si kreu i dikasterit të mbrojtes, nuk flitet për trafik të paligjshëm municionesh, por për tregti legjitime armësh.
”Diskutohet në mënyrë thellësisht politike dhe abuzohet me fakte të cilat shtrembërohen. Është për të ardhur keq që ngatërrohet tregëtia e ligjshme dhe përdoret termi ‘kontrabandë’. Kur flasim për tregëti të ligjshme, qoftë dhe të armatimeve, është një tregëti e ligjshme. Absolutisht nuk flitet për kontrabandë. Në rast ne opozita ka të dhëna për kontrabandë, këto të dhëna duhen servirur në vend tjetër dhe jo të abuohet me çështje të tilla në sy të opinionin publik, duke përdorur qoftë edhe sensibilitetin publik për shkak të zhvillimeve që ka në vende si Jemeni apo Irani” tha Oketa.
Deri në 2009, kompania shtetërore MEICO ishte e vetmja e licensuar për import- eksportin e armëve. Por me një ligj të posaçëm, ky treg u liberalizua duke liçencuar dhe tetë kompani të tjera, asnjëra në varësi të Ministrisë sëMbrojtjes, si MEICO.