Durrës, qëllohet për vdekje me thikë 41-vjeçari

Një person ka mbetur i vdekur pas një sherri banal me një person tjetër në qytetin bregdetar të Durrësit. Sipas burimeve nga policia e këtij qarku, Agim Ramca 41 vjeç, banor i lagjes nr 1 të qytetit të Durrësit është goditur me një thikë , duke i shkaktuar atij plagë të rënda në organet jetësore. Ndonëse 41 vjeçari është dërguar menjëherë me urgjencë në spitalin e Durrësit, Ramca ka ndërruar jetë si pasojë e hemoragjisë dhe dëmtimit të organeve jetësore. Ndërkohë, autori i dyshuar i këtij krimi, Muharrem Asllani 55 vjeç është arrestuar nga policia. Nga hetimet e para në lidhje me këtë vrasje dyshohet se ka qenë për motive banale. Dyshohet se vrasja është kryer dhe në efektin e alkolit. Për hetime të mëtejshme materialet i kanë kaluar prokurorisë së rrethit të Durrësit.