E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i FNSH-së padit Avenir Pekën: Më ka kërcënuar

Kreu i forcave të ndërhyrjes së shpejtë Shemsi Prençi ka depozituar në Prokurorinë e Tiranës një padi ndaj Zv. ministrit të brendshëm Avenir Peka.

Në një prononcim për mediat kreu i FNSH-së Prençi theksoi se shkak për padinë janë bërë kërcënimet e zv.ministrit Peka ndaj tij.

Sipas Prençit, zv.ministri i ka urdhëruar atij të dërgojë forcat e ndërhyrjes së shpejtë në incidentin e djeshëm në Bathore, urdhër ky që nuk është zbatuar nga ai.
 

Prençi theksoi se nuk ka qënë e nevojshme dërgimi I forcave spaciale në incidentin e ndodhur në Bathore pasi ishte policia e rendit ajo e cila mund ta zgjidhte shumë mirë këtë çështje.
 

Ai ka theksuar se në lidhje me ngjarjen ka informuar edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë së shtetit Hysni Burgaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›