Berisha në Librazhd: Do e shndërrojmë në qytet të zhvilluar
TIRANE- Partia Demokratike dhe koalicioni Aleanca për Qytetarin kanë hapur dje zyrtarisht fushatën elektorale në rrethin e Librazhdit. Kryeministri Berisha ka qenë i pranishëm në ceremoninë e prezantimit të kandidatit për kryetar bashkie, Shefki Çota.
Ai e quajti koalicionin si “aleanca më e fuqishme që ka garuar ndonjëherë në Shqipëri” dhe Çotën si alternativa e qytetarëve të Librazhdit. Duke sulmuar opozitën, Berisha tha se përballë kësaj alternative është alternativa e “rrugës së vetmisë së thellë, rrugës pa kthim”
Kryeministri njëkohësisht kryetar i Partisë Demokratike u bëri thirrje qytetarëve për të votuar Shefki Çotën dhe premtoi se do shndërronte Librazhdin në një qytet të zhvilluar.
Qytetarë dhe qytetarë të Librazhdit... ata ju ofrojnë ju rrugën pa kthim, kurse ne së bashku do ecim përpara duke plotësuar interesat dhe qëllimet tona dhe duke shndërruar Librazhdin në një qytet të zhvilluar.
Përballë Shefki Çotës konkuron Enver Koçi i PS-së në emër të Koalicionit “Aleanca për të Ardhmen”
(s.g/balkanweb) Lidhje te tjera VIDEO: Berisha në Librazhd: Do e shndërrojmë në qytet të zhvilluar