Deputetët në fushatë dështon mbledhja e Komis. hetimor për Kuvendin
TIRANE-Mungojnë deputetët e mazhorancës, dështon mbledhja e radhës e sotme e Komisionit Hetimor për Kuvendin.
Deputeti socialist Erjon Brace bëri të ditur për mediat se për shkak të fushatës, deputetët e mazhorancës që duhet të merrnin sot pjesë në mbeldhjen e Komisionit Hetimor për Kuvendin sot mungonin dhe se kjo ka sjellë që puna për këtë Komision të bëhet e pamundur.
Brace theksoi se do të kërkojë zëvëndësimin e deputetëve të mazhorancës që marrin pjesë në këtë Komision.
Komisioni hetimor u propozua nga e majta dhe pritet të hetojë drejtimin dhe veprimtarinë e organeve drejtuese dhe shërbimeve të Kuvendit për periudhën shtator 2005 - dhjetor 2010.
(d.b/BalkanWeb)