E Shtunë, 31 Tetor 2026

Orikum, dëmtohet zyra elektorale e kandidatit të pavarur

Persona të panjohur kanë dëmtuar mëngjesin e sotëm zyrën elektorale të kandidatit të pavarur për bashkinë e Orikumit Hasan Laba.
 

Lajmi konfirmohet nga vetë kandidati për Bashkinë e Orikumit Laba i cili ka theksuar se janë thyer xhamat e qendrës së shtabit elektoral dhe janë dëmtuar edhe posterat.
 

Ndërkohë policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›