E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ligj për disiplinimin e Prokurorisë, Rama i PS frikësohet të japë konsensusin

Qeveria miraton projektligjin e asistuar nga misionet ndërkombëtare EURALIUS dhe OPDAT. Kryeministri Sali Berisha bën thirrje për një konsensus të gjerë, por kreu i socialistëve i trembet miratimit të një kuadri ligjor, i cili mund të sjellë hapjen e dosjeve me aferat e tij të dyshimta

Këshilli i Ministrave, në mbledhjen djeshme mori në shqyrtim projektligjin “Për  organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë së Republikës së Shqipërisë i ndryshuar”. Lidhur me këtë projektligj të rëndësishëm, kryeministri Berisha u shpreh se ai është fryt i një bashkëpunimi të gjatë shumë mujor midis institucioneve dhe një ekspertize të shkëlqyer të dy misioneve që asistojnë institucionet e vendit në fushën e ligjeve, EURALIUS dhe OPDAT.

Duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan për hartimin e tij, në mënyrë të veçantë Ministrin Alibeaj dhe stafin e tij, kryeministri Berisha i bëri thirrje opozitës që ta shqyrtojë këtë draft, duke paraqitur të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet, për të kaluar më pas në një miratim të përbashkët. “Shfrytëzoj këtë rast për të falënderuar të gjithë ata që kontribuuan, ministrin Alibeaj dhe stafin e tij për punën shumë të mirë që kanë bërë, por shfrytëzoj rastin ti bëj thirrje opozitës që këtë draft ta shqyrtojë, të bëjë vërejtjet e veta, të paraqesë mendimet, sugjerimet dhe ta miratojmë bashkërisht. Pavarësisht nga përpjekjet për politizimin e këtij institucioni,opozita aq sa qeveria duhet të jetë e interesuar për një institucion të pavarur akuze në variantin për të cilin ka një dakortësi të plotë.

Me tej, kryeministri Berisha u shpreh se ky model që është në vazhdimësinë e një modeli që ka ekzistuar këtu prej 18 vitesh, pavarësisht nga ndryshimet e qeverive, krijon të gjitha garancitë e pavarësisë së tij nga ekzekutivi sikundër të gjitha garancitë e varësisë së tij nga ligji, e përgjegjshmërisë së tij para ligjit. “Shpresoj që opozita të shohë në këtë institucion, domosdoshmërinë e pavarësisë dhe funksionimit të tij, sipas ligjit, si interesi më i mirë i opozitës, qeverisë dhe shoqërisë shqiptare. Ndaj edhe unë shpresoj që të arrijmë në një lloj mirëkuptimi”, theksoi kryeministri.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›