E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres rruga hyrese e portit gati ne muajin qershor

Radhët kilometrike në hyrje dhe në dalje të portit më të madh të vendit së shpejti marrin fund. 

Përfundimi i punimeve në rrugën hyrëse të portit të Durrësit do të garantojë një qarkullim normal gjatë periudhës së fluksit. 

Investimi prej 230 milion lekë  përfshin ndërtimin dhe shtrimin e trasesë së rrugës me gjatësi 740 metra dhe gjerësi 19 metra. 
Administratori i firmës zbatuese thotë se  punimet pritet të përmbyllen në fillim të muajit qershor. 

Porta numër 4 do të jetë mjaft moderne dhe e pajisur sipas standardeve evropiane. Gjithashtu është parashikuar ndërtimi i një sheshi prej 5500 metra katrore për të gjithë automjetet që nuk kanë prenotuar më parë udhëtimin me traget.

Projekti i rrugës përfshin një sipërfaqe të përgjithshme punimesh prej 27 mijë metër katrore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›