E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrezik shembje ura shekullore e Voskopojes

Ura shekullore e Shën Prodhonit në Voskopojë rrezikon të shembet plotësisht. 

Drejtori i monumenteve të Korçës Vasillaq Kolevica, bën fajtorë për shkatërrimin operatorët turistikë, mjetet e të cilëve qarkullojnë mbi urë edhe pse e dinë se kjo nuk është e lejuar. Për njërin prej tyre kanë bërë edhe kallëzim penal në Prokurori . 
Monumenti i kulturës i kategorisë së parë që u rezistoi më së miri ,më tepër se 3oo vjetëve ka pësuar dëmtime në njërën këmbë të urës dhe në shtresën e kalldrëmit në një pjesë të konsiderueshme të gjatësisë së saj .
Specialistët e këtij institucioni kanë filluar punën për hartimin e projektit të rikonstruksionit të urës, ndërsa pritet marrja e masave nga komuna për të bllokuar qarkullimin e mjeteve të rënda.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›