E Shtunë, 31 Tetor 2026

Italia kerkon ekstradimin e 7 te arrestuarve ne operacionin Sottotraccia

Drejtësia italiane sjell kërkesat për ekstradimin e 7 shqiptarëve të arrestuar në operacionin e përbashkët ndërkombëtar, të koduar me emrin “SottoTraçia”… Lajmi konfirmohet nga burimet e “ABC News” pranë organit qendror të akuzës, ku kërkesat tashmë i janë shpërndarë gjykatave përkatëse, ku të arrestuarit për trafik droge janë resident...
Listës së kërkesave për ekstradim, mësohet se i kryeson librazhdioti Festim Hoxha, vëllai i të dyshuarit kryesor si drejtues I rrjetit të trafikut të drogës në 6 shtete te Evropës, të arrestuarit në Itali Dritan Hoxha...kjo listë vazhdon me të dyshuarit: Altin Poda… Sokol Tafani…. Besnik Lleshi….. Hygert Allko…. Rezart Jaho…. dhe Brunild Ramaj…
Të gjithë këta të dyshuar, sipas prokurorisë, akuzohen si pjesë e rrjetit të trafikut të drogës të përbërë nga 34 persona, të gjithë të prangosur në 6 vende të Evropës, në Itali, Holandë, Belgjikë, Francë, Zvicër dhe Spanjë…
Ky rrjet I sofistikuar, sipas akuzës, ka funksionuar për disa vite në këto 6 vendet e Evropës, duke trafikuar dhe shpërndarë në lokalet e natës kokainë, heroinë dhe ekstazi.
Ndërkohë në Shqipëri, pasuria e tyre po verifikohet në bazë të ligjit “Antimafia”, pasi dyshohet se të ardhurat e trafikut të drogës janë investuar në Shqipëri…Gjykata, pritet në ditët në vazhdim të vendos pro ose kundër ekstradimit të tyre drejt Italisë, bazuar në marrëveshjen dy palëshe për ekstradimet…
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›