Prifti: Kuptova nga prokurorët se videoja është autentike

Pasi ka dalë nga organi i hetimit, Prifti, tha se kishte dhënë të tjera sqarime në lidhje me videon e regjistruar, duke shtuar se ishte thirrur sërish pas dëshmive vullnetare të dhëna nga Meta.
“Sot erdha në prokurori i thirrur nga prokurorët që hetojnë videon “Meta”. Isha në dispozicion të tyre për të dhënë detajet mbi këtë hetim. Kam sqaruar lidhur me dëshmitë në prokurorinë e Tiranës, janë konfirmuar përgjigjet e mia të mëparshme, por edhe përgjigjet e reja për disa deklarata që i ka bërë vetë Meta”, theksoi Prifti për gazetarët.
“Kam bindjen që gjërat po shkojnë në drejtim të zbatimit të ligjit. E kuptova që s’kishte asnjë dyshim tek prokurorët me vërtetësinë e videos. Edhe pse s’mora një verifikim zyrtar, nga ekspertët është vërtetuar se ajo është e pamanipuluar dhe e pamontuar”, shtoi ai.
Për këtë rast, ish-zv/kryeministri Ilir Meta, ka shkuar vullnetarisht para Prokurorisë për të dhënë sqarime. Gjer më tani nuk dihet se si po shkojnë këto hetime. “Sot kuptova që zoti Meta është paraqitur vetë para prokurorëve dhe ka dhënë disa përgjigje lidhur me këtë video. Unë kam një marrëveshje me prokurorët dhe sekretet nuk duhet të preken”, ka shtuar Prifti. /S.Ll/Start/
2011-02-08 13:43