E Diel, 1 Nëntor 2026

Xhaferi premton shumë për turizmin arkeologjik

 Sipas tij, viti 2010 mund të përcaktohet si viti i reformës në sistemin e trashëgimisë kulturore.

Sukses në këtë drejtim, Xhaferi u shpreh se ishte varësia e drejtpërdrejtë dhe vetëm nga MTKRS  e Drejtorive Rajonale të Kulturës dhe Parqeve Arkeologjike e bënte të pamundur një mbikëqyrje të efektshme të aktivitetit të tyre nga strukturat përkatëse. Ai përmendi këtu një vendim të Këshillit të Ministrave, i cili i jep kompetencë ministrit emërimin dhe shkarkimin e titullarëve.

Duke folur për masat e mëtejshme, ministri Xhaferi, u shpreh se MTKRS-ja është e vendosur që të ndërhyjë në destinacionet kryesore të trashëgimisë kulturore. Kështu, do të përmirësojmë aksesin e vizitorëve në Butrint nëpërmjet biletarive elektronike, por edhe hartimin dhe përfundimin e planit të menaxhimit të arkeologjisë dhe monumenteve. “Do ndërhyjmë thellësisht në menaxhimin e Parkut Arkeologjik të Apolonisë nëpërmjet gërmimeve arkeologjike në funksion të turizmit dhe rigjenerimin e muzeut arkeologjik i cili është duke u financuar nga UNDP dhe UNESCO”, shtoi ai.

Ministri i Turizmit, tha gjithashtu se investime janë bërë në Amfiteatrin e Durrësit (ku vetëm shpronësimi i banesave dhe ndërtimi i një godine të re për familjarët ka kapur vlerën prej 1 milionë USD). Rikonceptimi i Muzeut Arkeologjik të Durrësit (projekt i cili fillon së shpejti me buxhet të shtetit) është një tjetër iniciativë që do të konkretizohet për vitin 2011.

“Vlen të theksojmë punën e nisur për rikonceptimin e Muzeut Historik Kombëtar në bashkëpunim me UNDP dhe UNESCO dhe financim të qeverisë spanjolle. Projekti final i pavionit të etnografisë është miratuar tashmë prej Komisionit Shtetëror të Muzeve dhe pritet vetëm fillimi i punimeve prej UNDP. Përmirësimin e Muzeve të Krujës e Kalasë së Shkodrës, ndërhyrjet në Antigone dhe koordinimi me projektet rrugore që përfundojnë në site arkeologjike, të gjitha këto do jenë në funksion të një bashkëpunimi intensiv me operatorët turistike për të afruar me cilësinë e duhur vlerat tona të trashëgimisë kulturore”, shtoi ai. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2011-02-08 15:04
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›