E Shtunë, 31 Tetor 2026

Goditi të renë në demonstratë, prangoshet 36-vjeçari

Së fundi ra në pranga shtetasi Robert Hasan Përlekaj, 36-vjeç, lindur e banues në Kamëz Tiranë.

Ky ishte shpallur në kërkim policor, teksa u arrestua këtë të martë në orët e paradites. Ky shtetas akuzohet, se me datë 21 Janar 2011, ditën e demonstratës, duke marshuar në rrugën e “Durrësit”, ka goditur me sende të forta, në pjesën e fytyrës, 18-vjeçaren me iniciale B. R, banuese në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për konsumim të veprës penale të “Plagosjes me dashje”. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-08 13:31
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›