E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy në pranga për trafik femrash

Sa më sipër, u realizua ekzekutimi i urdhrit të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, për shtetasin Lek Zef Picaku, 49-vjeç, banues në Mirditë.

Në ngarkim të tij, Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me vendim të datës 29 Janar 2011, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, sepse akuzohet për veprën penale të “Trafikimit të femrave”, e kryer në bashkëpunim.

Ky shtetas akuzohet se përgjatë vitin 2010 ka trafikuar për qëllime prostitucioni, nga Greqia për në drejtim të Shqipërisë një shtetase me kombësi dhe shtetësi greke.

Po ashtu, në lidhje me këtë çështje ka filluar procedimi penal edhe për shtetasin Kujtim Viktor Frroku, 32-vjeç, banues në Tale Lezhë, për veprën penale të “Trafikimit të femrave”, e kryer në bashkëpunim. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-02-08 13:51
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›