Durrës, sekuestrohen në port 20 kg heroinë me destinacion Italinë
TIRANE- Sekuestrohen 20 kg heroinë në portin e Durrësit. Sasia e konsiderueshme e lëndës narkotike është bllokuar mbrëmjen e sotme gjatë kontrollit rutinë që kryhet në terminalin e trageteve. Blutë e Durrësit kanë venë në pranga drejtuesit e automjetit, ku u gjet sasia prej 20 kg heroinë.
Policia e qytetit bregdetar nuk bëjnë të ditur identitetin e drejtuesit të mjetit i cili është dhe poseduesi i heroinës. Ndërkaq pas shoqërimit të tij në drejtorinë e policisë së Durrësit, dhe marrjes në pyetje, hetimi është shtrirë më tej tek personat e fundit që kanë kontaktuar me poseduesin e 20 kg heroinë, për të zbuluar më tej personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet të trafikut të lëndëve narkotike. I arrestuari në flagrancë nga policia kishte si destinacion për të transportuar lëndën narkotike, Italinë
(jd/shqiptarja.com)