E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ramush Haradinaj mbërrin në Kosovë

10-05-2012 / Gazeta 55

Ish-kryeministri i Kosovës, njëkohësisht lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mbërritur sot rreth orës 12:30 në aeroportin ndërkombëtar "Adem Jashari". Mediat e Kosovës njoftojnë se kamerat nuk kanë mundur të fiksojnë Haradinaj, për shkak të sigurisë së madhe që EULEX ka ndërmarrë, por gjithsesi foto-reporterët ia kanë dalë të shkëpusin disa imazhe nga mbërritja e tij në Prishtinë. Ndërkohë që raportohet se përveç interesit të gazetarëve nuk po i ofrohet një pritje e njëjtë nga qytetarët e Kosovës. Vendimi për lirimin e Ramush Haradinaj është marrë dje dhe ai do të rri në Kosovë, deri në dhënien e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtarë të Hagës që pritet të jepet gjatë muajve të verës. Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ngarkohen me “krime të kryera gjatë luftës në Kosovë”. Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur në muajin gusht të 2011-ës. Tre të akuzuarit janë liruar më 3 prill të vitit 2008 nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa rigjykimi i pjesshëm thuhet se ka nisur për shkak të paraqitjes së dëshmive shtesë në procesin kundër tyre.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›