E Diel, 1 Nëntor 2026

Halimi: Dixhitalizimi i gjyqësorit, standard i ri për publikun – të vendosur për reformën në drejtësi

10-05-2012 / Gazeta 55

Ambasadori britanik, Cannon: Konsensus politik për heqjen e imunitetit

U zhvillua sot ceremonia e dixhitalizimit të ankimimit ndaj gjyqësorit, proces i cili ishte prioritet për Ministrinë e Drejtësisë për vitin 2012.
Gjatë fjalës së tij përshëndetëse në këtë ceremoni ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Cannon vlerësoi se ky projekt ndihmon për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ndërkohë që nuk harroi të deklarojë qëndrimin e tij në mbështetje të nismës së qeverisë për heqjen e imunitetit për gjyqtarët.
"Ky bashkëpunim është bërë edhe në kuadër të reformës në drejtësi. Ky projekt i rëndësishëm ndihmon për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Në një demokraci është jetike që gjykatësit të jenë të pavarur por kjo nuk do të thotë që ata të jenë mbi ligjin. Ne mbështesim qeverinë për të reduktuar imunitetin e gjyqtarëve që do ti shërbej punës së tyre. Ne shpresojmë që do të arrihet me një konsensus politik në mënyrë që të procedohet. Dhe ky projekt është një kontribut ndaj këtij projekti”, vuri në dukje ambasadori Cannon.
Nga ana e tij ministri i Drejtësisë, Eduart Halimi theksoi se aplikimi online dhe administrimi dixhital i ankimimit do të krijojë një urë komunikimi mes qytetarëve dhe drejtësisë. Sipas tij, ankimimi online i jep fund letrave në sirtar.
“Ky është një portal mjaft i rëndësishëm për marrëdhëniet mes publikut me drejtësisë. Ky sistem krijon një hapësirë të re të bashkëpunimit dhe një urë të re komunikimi dhe partneriteti mes qytetarëve dhe drejtësisë. Nëpërmjet këtij portal ne forcojmë pozitat e qytetarit ndaj drejtësisë pasi ai është projektuar si një prozhektor që publiku i drejton drejtësisë për të parë funksionin e saj”, nënvizoi i Halimi, gjatë fjalës së tij.
Ndërkohë në Ditën e Drejtësisë, Ministria e Drejtësisë ka inauguruar edhe logon e saj të re e cila është krijuar në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›