E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, sekuestrohet 300 kg drogë në port

Një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar në portin e Durrësit, ndërsa është vënë në pranga dhe poseduesi i saj.

Burime nga policia bëjnë me dije se bëhet fjalë për një kamion, i cili pritej të udhëtonte nga Durrësi në Bari me tragetin e linjës dhe ku pas një kontrolli të imtësishëm ka rezultuar se në maune ndodhej edhe një ngarkesë prej 300 kg drogë, e llojit canabis sativa.

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e maunes ndërsa po hetohet për persona të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›