Kreu i qeverise takim me Igli Totozanin
Kryeministri, Sali Berisha priti Avokatin e ri të Popullit, Igli Totozani, teksa e cilësoi rolin kushtetues të Avokatit të Popullit si të një rëndësie themelore në mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Kryeministri Berisha tha se me zgjedhjen e Avokatit te Popullit, u përmbyll një proces i rëndësishëm, për të cilin mazhoranca kishte treguar prej kohësh gadishmëri në pranimin e kandidaturave të propozuara nga opozita.
Në këtë pikëpamje, Totozani çmoi se mazhoranca e gjerë, me të cilën u votua, e angazhon akoma më shumë në kryerjen e detyrës sipas ligjit dhe larg ndikimeve politike, në interes vetëm të qytetarit. Kryeministri dhe Avokati i Popullit shprehen gadishmërinë për të bashkëpunuar në çështje me rëndësi themelore në respektimin e të drejtave të njëriut. Të dy bashkëbiseduesit, pasi konstatuan përmirësim në sistemin e institucioneve të vuajtjes së dënimit, theksuan nevojën për të bërë më shumë në këtë drejtim.