Valë ndryshimesh në Policinë e Tiranës

Pas një vale ndryshimesh në në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, e njëjta formulë ka prekur edhe policinë e Tiranës. Kështu Gjergj Oshafi emërohet shef antidroge, Bledar Reshka shef i antitrafikut, Haki Cako emërohet shef i antikrimit të organizuar, Benet Koka shef i antikorrupsionit dhe Ilirjan Demaj shef i pastrimit të parave, pozicion të cilin e mbante Perparim Allmuca.
Ndërsa Allmuça është emëruar shef krimesh në komisariatin nr.4. Ndërsa shefi i krimeve në komisariatin nr.6, Albjon Gjata kalon në të njëjtën detyrë në komisariatin nr.5.
Po kështu Endrit Hoxha shkon shef rendi në komisariatin nr.3 dhe Arjanit Arapi emërohet shef krimesh në komisariatin nr.6.