E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, sekuestrohet një arsenal armësh, në kërkim 2 persona

DURRES - Policia e Durrësit sekuestroi një arsenal armësh e municionesh luftarake e gjahu, në një biznes privat në fshatin Fllakë. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se arsenali i armëve u zbulua në ambientet e një kompleksi blegtoral, ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit: Rudin Taullai, 34 vjeç dhe Indrit Mancaku, 37 vjeç, pronarë të kompleksit.

“Më date 12.04.2013, rreth orës 14:30, gjatë një kontrolli të ushtruar në ambientet e këtij biznesi (kompleks blegtoral) në fshatin Fllakë, u gjetën dhe sekuestruan:
-2 armë zjarri automatik model 56
-1 armë zjarri PMSH,
-1 armë zjarri, Skorpions
-1 silenciator me gjatësi 20 cm
-1 arme gjahu, teke e markës Snelli
-4 krëhëra armë zjarri model 56 nga të cilët njeri me 30 fishekë dhe një me 1 fishek.
-1 krëhër arme zjarri PMSH me 8 fishekë
-1 krëhër Skorpions
-1 kasë mbajtëse municioni me 31 pako (20 copë fishekë model 56 secila)
-nje çante letre brenda së cilës 62 fishekë luftarakë model 54
-17 gëzhoja model 56
-3 gezhoja arme model 54
-1 gezhoje arme zjarri me model të papërcaktuar
Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore lidhur me këtë rast, nga ana jonë po vijon puna hetimore në drejtim të dokumentimit të implikimit të këtyre shtetasve, të cilët janë edhe pronarë të kompleksit në fjalë, në veprimtari kriminale”,- bëri të ditur Policia e Durrësit.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›