E Diel, 1 Nëntor 2026

Tregtia me Kinën, në 2 mujorin e parë të 2013-s, mbi 6 miliardë lekë

TIRANË- Shkëmbimet tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kinës shënuan rritje të ndjeshme gjatë 2 mujorit të parë të vitit 2013.
Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), shkëmbimet tregtare Shqipëri-Kinë për këtë periudhë arritën në vlerën 6 miliardë e 803 milionë lekëve.

Struktura e importeve nga Kina përbëhet nga makineritë, pajisjet, pjesët e këmbimit, materiale ndërtimi, metale, si dhe tekstile e këpucë. Ndërsa eksportet me Kinën përbëhen kryesisht nga minerale.

Importet nga Kina drejt Shqipërisë në 2 muajt e parë të vitit arritën në 4 miliardë e 853 milionë lekë, ndërsa eksportet 1 miliardë e 950 milion lekë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›