E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, konflikt mes të rinjve, dyvëllezër plagosën me mjete të forta

TIRANE- Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur pas një konflikti me tre persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15 në Yzberisht në kryeqytet.
 
Të rinjtë janë konfliktuar mes tyre, dhe më pas grindja ka pasur në përdorimin e mjeteve të forta. Si pasojë kanë mbetur të plagosur dy vëllezërit, Elion dhe Klaudjo Demaj, të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
 
Policia e mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar autorët dhe është në kërkim të tyre.
 
Ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe shkaqeve të konfliktit që përfundoi në plagosjen e dy vëllezërve.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›