E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, pëson atak kardiak pas vrapit, vdes në rrugë ish-efektivi i policisë

TIRANË- Një ish-efektiv i policisë së Tiranës është gjetur i vdekur pranë një pallati, pasditen e sotme në rrugën 'Myslym Shyri' në kryeqytet.

Mësohet se 38-vjecari Olton Venjo po kthehej me motor pas vrapit në zonën e Kodrës së Liqenit, ku papritur ka humbur ndjenjat. Pavarësisht ndihmës së dhënë nga pronarët e bizneseve përrreth, 38-vjecari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Gazetrari i NEW24, Spartak Koka bën me dije se, Olton Venjo ka shërbyer prej disa vitesh në strukturat e policisë në rrethe të ndryshme të vendit, ndërkohë që vitet e fundit kishte  lënë punën dhe merrej me një aktivitt privat. 

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që trupi i pajetë i vitkimës është dërguar në morgun e institutit të policisë ligjore. 
(el.me/BalkanWeb)

lajmi vijon

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›