E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen predha në Vlorë, një i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e shpëthimit të një predhe në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen” Isa Boletini” të këtij qyteti, brenda banesës së 30 vjecarit Florian Kamberi, i cili së bashku me 31 vjecarin Renato Cenko kanë qënë duke prerë më gure fleksibël disa predha të vjetra të mbledhura në det.
 

Si rezultat i shpërthimit është plagosur Florian Kamberi, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
 

Ndërkaq uniformat blu kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.
 

Prej kohësh banorë të ndryshëm në Vlorë e kanë kthyer në burim të jetes mbledhjen e predhave të vjetra të hedhura na det, për ti shitur për skrap.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›